Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

Vdes një 2-vjeçare në Istog, Policia po e heton rastin

Një fëmijë rreth moshës 2-vjeçare ka vdekur sot në fshatin Zallq të Istogut.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi njoftoi se viktima është gjetur në një bazen në shtëpinë e saj.

Ndërsa, vdekjen thotë se e ka konstatuar mjeku në QKMF-në në Istog.

“Sot pas orës 12:00, 2-vjeçarja është gjetur në një si bazen të vogel vetëm te shtëpia e saj. Mjeku në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog ka konstatuar vdekjen. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore” – tha Gashi.

Rasti po trajtohet si hetim i vdekjes.