Foto: George Novak/CNN

Vdes një 19-vjeçare pas një sulmi nga peshkaqeni në Zelandën e Re

Një vajzë 19-vjeçare vdiq të enjten pas një sulmi të dyshuar nga peshkaqeni në ishullin verior të Zelandës së Re.

Sipas Policisë lokale, vajza u plagos derisa ishte në ujërat larg plazhit Waihi, pasditen e së enjtes dhe vdiq pak më vonë, raporton CNN.

Policia e Zelandës së Re të premten identifikoi 19-vjeçaren si Kaelah Marlow nga qyteti i Hamilton, rreth 391 kilometra nga kryeqyteti Wellington.

“Indikacionet fillestare thonë se ajo mund të jetë plagosur nga një peshkaqen”, tha Policia e Zelandës së Re në një njoftim për shtyp të enjten.

Policia tha se mjeku do të lëshojë shkakun e vdekjes së Marlow.

“Vdekja e saj ishte jashtëzakonisht traumatike për ata që ishin dje në plazhin Waihi dhe ne po ofrojmë shërbime për mbështetjen e viktimave për këdo që e kërkon atë”, shtoi Policia.

Sulmet e peshkaqenëve në Zelandën e Re janë të rralla. Sulmi i fundit fatal nga peshkaqeni ndodhi në vitin 2013, kur një notar i moshës rreth të 40-tave u vra në det të hapur, pranë plazhit të njohur Muriwai, në perëndim të Auckland.

Një sulm jo-fatal nga peshkaqenit ndodhi për herë të fundit në vitin 2018, sipas informacioneve të Policisë së Zelandës së Re. Një burrë u sulmua nga një peshkaqen dhe u dërgua në spital për trajtim.