Vdes një 18 vjeçar në aksident trafiku
Një 18 vjeçar ka vdekur në një aksident komunikacioni në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ka ndodhur në magjistralen Ferizaj – Gjilan, përkatësisht në afërsi të fshatit Mirosalë.
Në këtë aksident ka mbetur i lënduar edhe drejtuesi i automjetit, 27 vjeçi me inicialet A. Z. dhe pasagjeri tjetër F. Z. 24 vjeçar.
Siç bën të ditur policia nga të dhënat e hetimeve të para, dyshohet se aksidenti ka ndodhur pasi ngasësi i automjetit nuk i është përshtatur kushteve të rrugës.
“Si pasojë e këtij aksidenti të komunikacionit, përveç dëmeve të shkaktuara materiale në të dy automjetet, humb jetën pasagjeri A. Z ( M/K), i moshës 18 vjeçar, ( vdekja e të cilit është konfirmuar nga mjekët në Qendrën Emergjente në Spitalin Rajonal në Ferizaj), ndërsa lëndime trupore pësojnë, drejtuesi i automjetit A.Z ( M/K) i moshës 27 vjeçar dhe pasagjeri tjetër F.Z (M/K) i moshës 24 vjeçar, të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, të njëjtit për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ku dhe po trajtohen atje”, ka njoftuar Policia.
“Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti i udhëtarëve ishte duke lëvizur në rrugën magjsitrale Ferizaj-Gjilan dhe posa arrin në afërsi të udhëkryqit që të shpie për në fshatin Mirosale, për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes së automjetit, rruga me kthesë, drejtuesi humb kontrollin mbi automjet, kalon në anën e majtë të rrugës, drejtimi i lëvizjes, godet kanalin rreth rrugës, duke u rrokullisur disa herë dhe del jashtë rrugës 68 metra dhe përfundon duke e goditur një automjet –kamionet me targa vendore e cila ishte e parkuar në oborrin e një shtëpie private që ishte skajit të rrugës kryesore”, thuhet në njoftim.