Vdes një 17-vjeçar, u dërgua pa shenja jete në QMF-në e Komoranit

Një djalë i moshës 17-vjeçare ka vdekur pasditen e sotme në fshatin Divjakë të komunës së Lipjanit.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar drejtori i Qendrës së Mjekësisë Familjare të Drenasit, Ismet Bogiqi.

Ai ka thënë se viktima është dërguar pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare të Komoranit, ndërsa shkaqet e vdekjes për momentin nuk dihen.

“Viktima, sipas mjekut kujdestar, ka qenë te dajtë e tij në fshatin Divjakë të Lipjanit, ndërsa është dërguar pa shenje jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin Komoran të Drenasit, pasi që ka qenë më afër. Për rastin është informuar Policia e Kosovës, si dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore”, ka bërë të ditur Bogiqi për KALLXO.com.