
Vdes një 12-vjeçar në Vushtrri
Një 12-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Bequk të Vushtrrisë.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Sot, rreth orës 14:00, nga ana e familjarëve është raportuar se në shtëpinë e tij, në fshatin Bequk të Vushtrrisë, është gjetur pa shenja jete viktima, fëmiu i moshës 12-vjeçar”, ka thënë Zahiti.
Tutje ai ka shtuar se njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i viktimës më urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Në anën tjetër, edhe shkolla në të cilën vijonte mësimet viktima, kanë publikuar një njoftim mortor.
“Me pikëllim të thellë e zemër të thyer, ju njoftojmë se sot u nda nga jeta një engjëll i shkollës sonë. Ai ishte nxënës i klasës së katërt, një nxënës i mirë, i hareshëm dhe përplot jetë”, është thënë në njoftimin e shkollës.