Vdes nga COVID-19 shoferi i Spitalit të Gjakovës

M.R, 63 vjeç,  shofer në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë, ka vdekur sot si pasojë e COVID-19.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Spitali  i Gjakovës.

Në njoftmin thuhet se M.R. ishte në krye të detyrës së tij që nga fillimi i pandemisë.

Tutje, stafi i Spitalit i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit.

Njoftimi i plotë:

Ndahet nga jeta punonjësi ynë M..R.

M. R (1957-2020) ishte shofer në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë gati 40 vite, që nga fillimi i Pandemisë ishte në krye të detyrës, deri në ditën kur edhe vetë rezultojë pozitiv në Covid-19.
Megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit shëndetësorë, Muhamedia nuk e fitoi dot betejën me virusin e rrezikshëm.
Do ta kujtojmë gjithmonë për urtësinë tij, një mik i shkëlqyeshëm dhe njeri i nderuar në mesin e punëtorëve shëndetësorë.
Menagjmenti, kolegët, gjithë stafi i Spitalit ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve.

Ju rikujtojmë qytetarëve të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim!