Vdes nga COVID-19 një rreshter i Policisë së Kosovës

Rreshteri i Policisë së Kosovës, Sokol Maxharraj ka vdekur si pasojë e infektimit nga COVID-19.

Këshilli për Mbrojtje e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka ngushëlluar Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Kosovës për vdekjen e rreshterit.

“Sokol Maxharraj, magjistër i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe për një kohë të gjatë i punësuar në MPB të Kosovës si oficer i Policisë së Kosovës, i Qendrës së Ndalimit në Prishtinë ku edhe u pensionua këtë vit ndërroi jetë pasi nuk e përballoi sëmundjen e shkaktuar nga COVID – 19. KMDLNj e ngushëllon familjen e rreshterit Sokol Maxharraj dhe MPB e Kosovës për humbjen e hershme të babait, familjarit dhe një punëtori të zellshëm, të përkushtuar, të drejtë dhe parimor të Ministrisë së Punëve të Brendshme, me te cilin KMDLNj ka pasur bashkëpunim të jashtëzakonshëm në një periudhë të gjatë kohore, që nga përfundimi i luftës e deri në pensionim”, thuhet në njoftim.