Vdes nga COVID-19 një mjek i spitalit të Pejës

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se ka vdekur mjeku Gëzim Berisha pasi ishte infektuar me COVID-19.

Berisha ka qenë pediatër në spitalin e Pejës.

“Pikëllim e dhimbje sot ka secili punëtor i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë. Pediatri ynë duke ju shërbyer pacientëve u infektua me Covid-19 dhe sot Dr. Gëzim Berisha humbi betejën me Covid-19. Si njeri e si Mjek gjithmonë ishe njerëzor, i dashur dhe punëtor. Gjithmonë ishe në shërbim të pacientëve në luftë e pas saj”, thuhet në njoftimin e spitalit në Facebook.

“Në zemrat tona sot kanë dhimbje, ndërsa ti Dr. Gëzim do të jesh gjithmonë në zemrat dhe kujtesën tonë, sepse ashtu siç e kishe emrin gjithmon të gjithë i gëzoje. Pusho i qetë në parajsë Dr. Gëzim Berisha”, thuhet tutje në njoftim.

Deri më tani në Kosovë, nga COVID-19 kanë vdekur 1 mijë e 73 persona.