Vdes nga COVID-19 një burrë nga Kamenica

Ka vdekur një burrë 64 vjeçar nga Kamenica në Klinikën Infektive në Prishtinë. I ndjeri kishte qenë i infektuar me COVID-19.

Sipas kryetarit të komunës së Kamenicës, Qendron Kastrati, kjo është vdekja e parë në këtë komunë si pasojë e COVID-19.

Kastrati ka apeluar te qytetarët kamenicas që t’i respektojnë udhëzimet dhe rekomandimet e Institutit të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë që të kujdesen për veten e tyre dhe të afërmit e tyre.

“Sapo jemi njoftuar se në Klinikën Infektive në Prishtinë, ka ndërruar jetë një qytetar i yni 64 vjeç, i identifikuar me #COVID-19. I ndjeri është nga komuniteti serb dhe u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes e miqve. Kjo është vdekja e parë e shënuar në komunën tonë nga virusi SARS-CoV-2. Ky rast duhet të na vetdijesojë të gjithëve që të vazhdojmë kujdesin dhe t’i respektojmë udhëzimet nga institucionet shëndetësore. Ju lutem bartni maskat, mbani distancën dhe dezinfektoni duart vazhdimisht. Me këto tre hapa të thjeshtë siguroni veten dhe tjerët rreth jush. Edhe njëherë, ngushëllimet më të sinqerta familjes!”, ka shkruar Kastrati.