Foto: Facebook

Vdes nga COVID-19 infermierja e Spitalit të Pejës

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se ka vdekur nga COVID-19, infermierja e Repartit të Infektivës, Shkurte Gecaj.

“Kolegia jonë do të mbahet mend si punëtore e madhe dhe gjithmonë e gatshme t’i shërbejë pacientëve”, thuhet në njoftimin kushtuar infermieres.

Sipas njoftimit, përgjatë 42 viteve të punës dhe deri në moment të fundit të jetës, ajo ishte afër pacientëve.

Tashmë, numri i punëtorëve shëndetësorë të infektuar nga COVID-19 ka kaluar 1 mijë.