Vdes nga COVID-19 hoxha nga Drenasi
01.12.2020 - 13:04
Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur hoxha Hajrullah Hoxha nga Drenasi.
BIK ka bërë të ditur se Hoxha ishte i infektuar me COVID-19 dhe nuk kishte mundur t i bëjë ballë virusit.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot vetëm nga rrethi i ngushtë familjar dhe nuk do të organizohet e pame.
Njoftimi i BIK:
Ndërroi jetë Hajrullah ef. Hoxha (1939-2020)
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njoftojmë opinionin e gjerë se në orët e para të mëngjesit të sotëm, në moshën 81 vjeçare, ka ndërruar jetë dijetari e alimi ynë i njohur, njëherësh edhe veteran i letrave islame në gjuhën shqipe si dhe zyrtar shumëvjeçar i Kryesisë së BIRK-ut, Hajrullah ef. Hoxha.