
Vdes nga COVID-19, gruaja e Adem Demaçit
27.2.2021 - 22:23
Xhemajlile Demaçi, gruaja e ish-veprimtarit të shquar shqiptar Adem Demaçi, ka vdekur sot nga COVID-19.
Këtë e ka bërë të ditur, djali i saj, Shqiptar Demaçi përmes një postimi në lloagrinë e tij në rrjetin social Facebook.
“Ju njoftojmë se nëna, vjehrra e gjyshja – Xhemajlije Hoxha Demaçi ndërroi jetë sot pasdite nga pasojat e Covid 19. Varrimi bëhet nesër në ora 12:30 në varrezat e Lagjes Arbëria (ish -Dragodani) nga rrethi i saj familjar. Të pame nuk do të organizohet për shkak të pandemisë”, ka shkruar ai.