Vdes nga COVID-19 deputeti francez

Deputeti i Parlamentit francez nga radhët e Republikanëve, Claude Goasguen, ka vdekur sot pasi ishte infektuar me COVID-19.

Figurë e pakontestuar e të djathtës, ai ishte nën “përkujdesje mjekësore” pasi ishte testuar pozitiv me coronavirus më 24 mars.

Sipas Le Monde, Claude Goasguen një kohë ishte vendosur në komë artificiale, por kishte dalë prej saj. Më pas, gjendja e tij ishte përmirësuar, por në fund ishte përballur me probleme me zemër.

75-vjeçari gjatë karrierës së gjatë politike ka pasur pozita të larta si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal.

Për vdekjen e tij, ngushëllime ka shprehur edhe kryetari i Asamblesë Kombëtare të Francës, Richard Ferrand.