Vdes nëna e Kadri Veselit

Ka vdekur sot nëna e i ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit, Ajshe Veseli.

Lajmin e ka bërë të ditur një familjar i Veselit.

Në korrik të vitit 2021 ka vdekur edhe babai i Kadri Veselit, Fazli Veseli.

Kadri Veseli është duke u mbajtur në paraburgim në Hagë.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi po akuzohen se si drejtues të UÇK-së kishin kryer krime kundër njerëzimit gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Për këto akuza ata po mbahen në paraburgim prej momentit kur ishin arrestuar në Kosovë.