Vdes në vendin e punës një person nga Novobërdë

Një person nga Novobërda ka vdekur si pasojë e një lëndimi që ka pësuar në vendin e tij të punës.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima është lënduar nga një mjet i metaltë dhe më pas është dërguar në emergjencën e Gjilanit ku edhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Ngjarja thuhet se ka ndodhur dje në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 07:43.

Tutje është thënë se njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe rasti po vazhdon të hetohet.