Vdes në spitalin e Pejës një i burgosur

Një i burgosur ka vdekur në Spitalin Rajonal të Pejës sot pasdite, ka njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës.

I burgosur ka qenë i dënuar për veprën penale, vrasje.

“I burgosuri, rreth orës 15:46 me rekomandim të mjekut të Q.K Dubravë është dërguar me urgjencë  në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore ka ndërruar jetë. Sipas mjekut kujdestar, dyshohet se F. Ll kishte pësuar infrakt”, thuhet në komunikatën e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Shërbimi korrektues ka njoftuar poashtu se trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

KALLXO.com merr vesh se i ndjeri ka qenë i dënuar me 16 vite burg për shkak të një vrasje në vitin 2017.

Koha e paraparë që i burgosuri ta përfundonte dënimin ishte gushti i vitit 2033.