Vdes në Spitalin e Pejës një i burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 22:40 në Spitalin Rajonal të Pejës ka vdekur i burgosuri M. H., viti i lindjes 1935.

Sipas njoftimit, i burgosuri nga data 2 dhjetor me rekomandim të mjekut të Burgut të Dubravës është hospitalizuar në Spitalin e Pejës.

M.H. nga fillimi i mbajtjes së dënimit ka pasur probleme shëndetësore me zemër, diabet dhe sëmundje me komplikime të tjera.

“Si pasojë e sëmundjeve dhe moshës, i njëjti tërë kohën ka qenë i vendosur në Stacionarin e Qendrës Korrektuese Dubravë dhe është trajtuar nga mjekët në këtë institucion, në spitalin Pejës dhe në SHSKUK”, thuhet në njoftim të Shërbimit Korrektues.

I njëjti ishte i dënuar me dhjetë vite burgim për veprën  penale -keqpërdorim seksual të personit nën moshën 16-vjeçare.

Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes.