Ilustrim
Vdes në Spitalin e Gjilanit një i burgosur – po trajtohej për probleme me zemër
21.8.2024 - 23:19
I burgosuri A. F. ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Gjilanit.
Kështu ka njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve.
Sipas njoftimit nga SHKK, i ndjeri po trajtohej për një kohë të gjatë për probleme kardiologjike paraprake.
“Ai kishte të vendosura stenta dhe ishte nën mbikëqyrjen e kardiologëve, duke u trajtuar sipas rekomandimeve të tyre” – thuhet në njoftim.
Procedurat ligjore të nevojshme janë duke u zhvilluar, sipas SHKK-së.
Në njoftim tutje thuhet se autopsia do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.