Vdes në rrethana të panjohura një person në Gjilan

Një person ka vdekur në banesën e tij në Gjilan.

Familjarët e viktimës e kanë raportuar vdekjen e tij tek organet e rendit.

Viktima po dyshohet se ka vdekur në rrethana të panjohura.

Sipas raportit policor, njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.

Rasti po cilësohet si vdekje e dyshimtë.