
Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim
Vdes në rrethana të dyshimta një vajzë 2 vjeçare në Skenderaj
02.12.2020 - 10:44
Policia e Kosovës njofton se në Skenderaj është raportuar se një vajzë e moshës 2 vjeçare është sjellë pa shenja jete në shtëpinë e shëndetit në Skenderaj.
Sipas policisë vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Tutje policia sqaron se rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:18.
Ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion në Institutin e mjekësisë Ligjore si dhe rasti është nën hetime.