Foto Ilustrim, Fushë Kosovë

Vdes në rrethana të dyshimta një person në Fushë Kosovë

Një burrë ka vdekur në rrethana të dyshimta  në Fushë Kosovë.

Sipas Policisë, dje rreth orës 20:45 viktima ishte gjetur pa shenja jete nga njësiti policor.

Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalë edhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Rasti vazhdon të hetohet.