Vdes në QKUK personi që u soll në gjendje të rëndë nga Çagllavica

Policia e Kosovës njofton për një vdekje të dyshimtë.

Sipas raportit të Policisë, viktima i gjinisë mashkullore është sjellë në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore nga Çagllavica të premten rreth orës 22:00.

Të shtunën, viktima ka vdekur.

Njësitë relevante policore janë marrë me rastin, është njoftuar prokurori me urdhrin e të cilit trupi i pajetë  i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti, i cili po trajtohet si vdekje e dyshimtë, vazhdon të hetohet.