QKUK - Foto: KALLXO.com

Vdes në QKUK personi që u aksidentua në muajin maj

Një person i aksidentuar më 29 maj 2021 ka vdekur gjatë ditës së djeshme, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Viktima ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.