Ilustrim

Vdes në QKUK personi që ishte aksidentuar para dy javësh në Drenas

Policia e Kosovës njofton se një person i cili ishte përfshirë në një aksident dy javë më parë, ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku edhe ishte duke u trajtuar.

Sipas raportit policor, viktima ishte aksidentuar në fshatin Fushticë e Epërme të Drenasit.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për obduksion.