Vdes në QKUK personi i plagosur mbrëmë në Klinë

Personi i plagosur gjatë ditës së djeshme në rrugën “Abedin Rexha” në Klinë ka vdekur.

Në raportin e policisë thuhet se i dyshuari është arrestuar.

Lidhur me rastin polica thotë se viktima fillimisht është trajtuar në spitalin rajonal të Pejës dhe më pas është dërguar për trajtim të mëtejshëm në QKUK në Prishtinë ku edhe ka vdekur.

Në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar një revole me katër fishekë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:03

Një i plagosur me armë zjarri në Klinë, arrestohet i dyshuari