
Ilustrim
Vdes në QKUK pas lëndimeve që pësoi duke kontrolluar një objekt në Prizren
09.8.2020 - 11:05
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i gjinisë mashkullore, i cili kishte pësuar lëndime trupore derisa po kontrollonte një objekt, ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në Prizren, dje rreth orës 7:20.
Viktima ishte dërguar në Spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor e më pas edhe në QKUK, ku edhe ka vdekur.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Rasti po trajtohet si vdekje aksidentale.