Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

Vdes në QKUK një person, ishte lënduar në vendin e punës

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë ka vdekur dje në QKUK pas disa lëndimeve të rënda trupore që kishte pësuar në vendin e tij të punës në Obiliq.

Sipas forcave të rendit, në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore, inspektori i punës dhe është kontaktuar prokurori kujdestar.

Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.

Rasti është duke u hetuar.