Vdes në QKUK një i burgosur i Dubravës, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në klinikën e QKUK-së ka vdekur një burrë i cili ka qenë në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Për shkak të gjendjes shëndetësore është shtrirë në QKUK, Prishtinë.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti po trajtohet si “hetim i vdekjes”.