Ilustrim

Vdes në QKUK i riu që u plagos dje në lagjen Arbëria

17 vjeçari L.B. që u plagos dje në lagjen “Arbëria” pas të shtënave me armë, ka vdekur sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Kjo vrasje është cilësuar si vrasje e rëndë dhe policia është duke i kërkuar 2 persona të dyshuar.

“Sot rreth orës 10:00 jemi njoftuar nga QKUK, se ka ndërruar jete L.B , 17 vjeç,  personi i plagosur dje në Prishtinë. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Lidhur me këtë rast i cili është cilësuar si vrasje e rendë, policia ka identifikuar dy persona të dyshuar dhe është në kërkim të tyre”, kanë thënë nga Policia e Kosovës për KALLXO.com

Të ndjerin L.B. e kanë kujtuar edhe tifo grupi “Plisat”. Këta të fundit kanë kërkuar nga organet kompetence që sa më shpejtë të zbardhet rasti dhe përgjegjësit të marrin dënimin e merituar.

“Pas një atentati me armë të ndodhur dje në lagjen “Arbëria”, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot (13.03.2020) shoku jonë L.B. nuk arriti t’i përballojë plagët e marra dhe ndërroi jetë. L.B. hiç më pak se para 5 ditëve ishte me ne në Gjilan në përkrahje të klubit të zemrës”, kanë shkruar Plisat në Facebook duke i shprehur ngushëllime familjes dhe shokëve.

Një i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në lagjen Arbëria