Vendi ku ndodhi plagosja në Mitrovicë, 20.09.2024 Foto: KALLXO.com
Vdes në QKUK i plagosuri në Mitrovicë të Jugut
I plagosuri me armë zjarri në Mitrovicë të Jugut në mëngjesin e 20.09.2024, ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.
“Të informojë se pacienti nga Mitrovica nuk mundi të iu përballojë plagëve edhe për kundër të gjitha masave të ndërmarra të reanimimit kardio pulmonar, ka ndërruar jetë” – tha Naser Syla për KALLXO.com.
Personi i plagosur pasi kishte marrë ndihmën e parë në Spitalin Rajonal në Mitrovicë të Jugut ishte dërguar për trajtim në QKUK.
Doktori nga Spitali i Mitrovicës, Gëzim Berisha kishte konfirmuar se i plaogsuir kishte dy plagë shpuese në gjoks.
“Në 09:45 në mëngjes, në spitalin e Mitrovicës është sjell një pacient, i lënduar me armë zjarri, me dy plagë shpuese në gjoks. Pas sjellës këtu, janë marrë të gjitha masat reanimatore dhe është dërguar në QKUK”- kishte thënë doktor.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti theksoi se rasti ka ndodhur në rrugën “Fatime Hetemi” në Mitrovicë të Jugut.
Shënim: Artikulli është edituar. Ngjarja ka ndodhur në Mitrovicë të Jugut.