Foto: Ilustrim

Vdes në QKUK i lënduari në aksidentin e trafikut në Lipjan

Ka përfunduar me fatalitet një aksident që ka ndodhur më 22 mars rreth orës 19:20 në Lipjan.

Lidhur me rastin Policia është informuar se viktima i gjinisë mashkullore, i cili ishte duke u trajtuar në QKUK,  ka vdekur sot.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.