
Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com
Vdes në QKUK gruaja që ishte aksidentuar në Pejë para disa javësh
18.11.2024 - 11:37
Në një aksident në mes të një treni dhe një automjeti nga i cili mbetën të lënduar rëndë një grua dhe dy burra më 02.11.2024, është raportuar se më 17.11.2024 ka vdekur gruaja e përshirë në këtë aksident.
Rasti ka ndodhur në Pavlan të Pejës.
“Raportohet se me datë të lartcekur (02.11.2024) kishte ndodh aksidenti në mes një automjeti dhe treni, ku ishin lënduar rëndë tre persona një femër dhe dy meshkuj kosovarë. Më 17.11.2024 nga QKUK është raportuar se viktima femër kosovare ka ndërruar jetë”- thuhet në raport.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.