Foto: Ilustrim

Vdes në QKUK fëmija që u lëndua në aksident të mërkurën

Një fëmijë i gjinisë mashkullore, i cili ishte lënduar në një aksident komunikacioni që ka ndodhur të mërkurën rreth orës 3:30 në Lluzhan të Podujevës, ka vdekur dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku ishte dërguar për trajtim.

Kështu ka bërë të ditur Policia në raportin e saj të përditshëm.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës  është dërguar në IML për obduksion.