Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Vdes në QKUK fëmija që u aksidentua para tre javësh në Lluzhan

Një fëmijë 13-vjeçar, i cili kishte pësuar lëndime në një aksident trafiku në Lluzhan të Podujevës më 9 nëntor, ka vdekur dje në orët e para të mëngjesit në QKUK ku ishte duke u trajtuar.

Sipas njoftimit, e mitura ishte këmbësore në momentin kur është goditur nga një makinë,

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Rasti është duke u hetuar.