Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Vdes në QKUK burri që ishte aksidentuar në Mitrovicë në fillim të muajit

Burri i përfshirë në aksidentin e trafikut në fshatin Frashër i Madh të Mitrovicës më 2 shtator, ka vdekur dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në raportin e Policisë thuhet se viktima ka qenë duke u trajtuar në repartin e Kujdesit Intensiv, por që nuk ka arritur t’u mbijetoj lëndimeve të pësuara në aksident.

Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës u lirohet familjarëve, njofton Policia e Kosovës.