Policia e Kosovës

Vdes në pus një polic nga Drenasi

Një zyrtar policor 53 vjeçar ka vdekur sot, pasi në rrethana të cilat po trajtohen nga policia, ka humbur jetën në një pus.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënisi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Pas marrjes së kësaj informate, policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar se; viktima, 53 vjeç, në rrethana që aktualisht po trajtohen nga ana e policisë ka humbur jetën në një bunar”, ka thënë Borovci.

Trupi i pajetë i viktimës është është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Në anën tjetër, kryetari i Komunës së  Drenasit, Ramiz Lladrovci, i ka shprehur ngushëllime familjes së viktimës.

“Me pikëllim morëm lajmin për humbjen e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht zyrtarit policor në Drenas. Ngushëllimet me të sinqerta familjes”, ka thënë Lladrovci.