Foto: Le Figaro

Vdes në një aksident helikopteri deputeti francez

Olivier Dassault, deputet i partisë Republikanët, ka humbur jetën në një aksident helikopteri që ka ndodhur rreth orës 18:00 afër Deauville, në rajonin e Normandisë, që gjendet në veriperëndim të Francës.

Siç raporton Le Figaro, edhe piloti ka humbur jetën në këtë aksident.

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka shkruar se vdekja e Olivier Dassault është një humbje e madhe për vendin.

69-vjeçari ishte politikan dhe biznesmen miliarder.