Vdes në moshën 87 vjeçare Larry King

Gazetari dhe intervistuesi i famshëm Larry King ka vdekur në moshën 87 vjeçare, raporton The Guardian.

Larry King ishte shtruar në spital pasi që ishte i infektuar me COVID-19.

Gjatë karrierës së tij të gjatë, Larry king kishte zhvilluar rreth 30 mijë intervista me personalitete të mëdha si Yasser Arafat, Nelson Mandela dhe Vladimir Putin.

Ai kishte intervistuar çdo president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga Richard Nixon deri te shoku i tij Donald Trump si dhe të famshmit nga Frank Sinatra deri te Lady Gaga.