Vdes në Francë nënoficeri i lartë i FSK-së, Besim Bajraktari

Ka vdekur nënoficeri i lartë i Forcës së Sigurisë së Kosovës, rreshteri i parë Besim Bajraktari.

Lajmin e ka bërë të ditur FSK-ja e cila ka thënë se Bajraktari vuante nga një sëmundje e rëndë nga e cila po merrte trajtim në Francë.

“Njoftojmë të gjithë pjesëtarët e FSK-së dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, se ka ndërruar jetë nënoficeri i lartë i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rreshterë i parë Besim Bajraktari, pas një sëmundjeje të  rëndë sot në Republikën e Francës ku ishte për shërim. Në emër të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës i shprehim ngushëllime familjes, shokëve, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë personelit ushtarak e civil  të FSK-së. Ndërsa për ceremoninë e homazheve dhe varrimit do të  njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftim.