Kamenica

Vdes motoçiklisti në vetaksident trafiku në Kamenicë

Një person ka vdekur gjatë ditës së djeshme në një aksident trafiku në Kamenicë.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 13:40 në lagjen Malësia në Kamenicë.

Policia ka bërë të ditur se viktima derisa kishte qenë duke e drejtuar në motor- katërçikletë ka humbur kontrollin mbi të dhe është rrokullisur në mes të rrugës.

Si pasojë e këtij aksidenti viktima ka pësuar lëndime vdekjeprurëse dhe ka vdekur.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar edhe mjeku kujdestar, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.