Vdes mitrovicasi pas lëndimeve që pësoi në vendin e tij të punës

P.P, 35 vjeçar ka vdekur sot si pasojë e lëndimeve që ka pësuar në vendin e tij të punës.

Policia në Rajonin e Mitrovicës ka konfirmuar për KALLXO.com se lëndimi ka ndodhur dje rreth orës 16:00, në rrugën “Ulqini”, në Mitrovicë.

Sipas policisë, i lënduari ishte dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa disa orë më vonë është raportuar se i lënduari tanimë viktima P.P., 35 vjeçar, si pasojë e lëndimeve kishte vdekur.

“Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe inspektorët e punës, ndërsa me autorizim të prokurorit të rastit hetuesit policor kanë nisur hetimet, rasti po hetohet si ” shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, thuhet në përgjigjen e policisë në Mitrovicë.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit trupi i viktimës i është liruar familjarëve.