Vdes luftëtari i UÇK-së, Haradinaj ngushëllon familjen

Rexhep Ahmeti, luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Zonën Operative të Shalës ka vdekur  sot.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur, kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj.

Haradinaj përmes një publikimi në Facebook ka ngushëlluar familjen dhe bashkëluftëtarët e Rexhep Ahmetit.

“Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tonë, Rexhep Ahmeti. Ahmeti do të mbahet mend si luftëtar i dalluar i Zonës Operative të Shalës, që vazhdoi kontributin dhe angazhimin e tij edhe në liri, duke edukuar brezat të tërë. Sot ndajmë dhembjen me familjarët dhe miqtë e tij, të cilët duhet të jenë të fortë dhe krenarë që jetuan me të. Ngushëllime familjes dhe bashkëluftëtarëve!”, ka shkruar Haradinaj.