
FOTO: FIFA/FIFA via Getty Images
Vdes legjenda e futbollit, Diego Armando Maradona
25.11.2020 - 17:37
Legjenda e futbollit botëror, argjentinasi Diego Armando Maradona ka vdekur të mërkurën në moshën 60 vjeçare, raporton gazeta “El Pais”, e cila citon gazetën “Clarin”.
Sipas raportimit të mediave, Maradona ka vdekur si pasojë e problemeve me frymëmarrje.
Maradona gjatë karrierës së tij ka luajtur për klube si Barcelona e Napoli.
Ai ka qenë fitues i kampionatit botëror me Argjentinën.