Vdes kompozitori dhe këngëtari Avni Mula

Ka vdekur këngëtari dhe kompozitori shqiptar Avni Mula.

Këtë lajm e ka bërë të ditur përmes Facebook vajza e tij, sopranoja Inva Mula.

Mula e largimin e babait e ka quajtur fluturim në Valësin e përjetësisë.

“Gjigandi jonë fluturoi në Valsin e Perjetësisë!

Për një përshendetje me dorë në zemër, homazhet kryen nesër, 30 tetor, ora 11:00-13:00 në hollin e Universitetit të Arteve, Tiranë,” ka shkruar Mula.

Ndër verpat që Mula kompozoi janë “Vajza me kaqurrela”, “Valësi i lumturisë”.

Avni Mula u lind më 04.01.1928.