Kitaristi Valton Berisha, Fotografi: valon Gashi në Facebook

Vdes kitaristi i grupit “Purgatori” Valton Berisha

Ka vdekur kitaristi i rock-grupit “Purgatori”, Valton Berisha.

Lajmin e ka bërë të ditur në facebook, kolegu i tij, kitaristi Valon Gashi.

Purgatori u themelua në vitin 1992, me iniciativë të kitaristit të bendit, Valon Gashi dhe Veton Nushit.

Grupi u rikthye në vitin 2019 me një koncert dhe përbërje të re me Enis Potoku – vokal, Valon Gashi – kitarë, Valton Berisha – kitarë Faton Lahaj – bas kitarë, dhe Visar Rexha – bateri.