Foto-ilustrim

Vdes këmbësori që u godit nga vetura në Shakovicë të Podujevës

KALLXO.com raportoi sot se një këmbësor është goditur nga një veturë në fshatin Shakovicë të Podujevës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se këmbësori me inicialet V.A. nuk ka arritur të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe ka vdekur.

Viktima është 67-vjeçar.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti konfirmoi për KALLXO.com se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qendrën e Mjekësisë në Podujevë.

“Bazuar në informatat e fundit të pranuara nga vendi i ngjarjes tretman mjekësor ka kërkuar edhe një person tjetër (pasagjer në  veturën e përfshirë në aksident)”, ka thënë ajo.