Qendra Emergjente, QKUK. Foto: Kallxo.com

Vdes këmbësori që u aksidentua javë më parë në fshatin Ozdrim të Pejës

Këmbësori që u aksidentua më 24 dhjetor rreth orës 18 në fshatin Ozdrim të Pejës ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra.

Policia e Kosovës në raportin e publikuar sot ka njoftuar se këmbësori ka vdekur gjatë ditës së djeshme.

Viktima ka qenë në trajtim mjekësor në QKUK që nga 24 dhjetori.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Në ditën kur kishte ndodhur aksidenti policia kishte njoftuar se një veturë kishte goditur një këmbësor.

Viktima ishte dërguar për tretman mjekësor ndërsa i dyshuari i cili drejtonte automjetin që shkaktoi aksidentin ishte arrestuar e më pas me vendim të prokurorit ishte dërguar në mbajtje.

Rasti është ricilësuar si aksident me fatalitet pas vdekjes së këmbësorit.