Ilustrim

Vdes këmbësori në fshatin Krushë e Madhe, u godit nga një veturë

Një person vdekur si pasojë e lëndimeve që ka marrë pasi u godit nga një veturë më 22.11.2024 në fshatin Krushë e Madhe në Rahovec.

Policia ka njoftuar se për këtë rast ka arrestuar një person të dyshuar, vozitësin e veturës pasi që ky i fundit dyshohet se nga pakujdesia goditi viktimën me veturë.

Në lidhje me rastin, është njoftuar edhe prokuroria ndërsa pas intervistimit të të dyshuarit, me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është iniciuar si aksident trafiku me fatalitet.