Qendra Emergjente, QKUK. Foto: Kallxo.com

Vdes kardiologu Sami Gjoka

Qendra Klinike Universitare e Kosovës sot ka humbur kardiologun invaziv, Sami Gjoka, ka njoftuar ShSKUK.

“QKUK ka humbur një mjek dhe humanist të shquar që deri në momentin e fundit dha kontributin e tij profesional për pacientët në nevojë”, bëhet e ditur në këtë njoftim.

Tutje, përmes këtij njoftimi ShSKUK i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve me rastin e vdekjes se doktor Sami Gjoka.