Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Nasuf Mjekiqi

Ka vdekur Nasuf (Hajriz) Mjekiqi ish-luftëtar i brigadës 114 “Fehmi Lladrovci. Ai ishte diagnostifikuar me një sëmundje të rëndë dhe për të ishte organizuar edhe një fushatë për grumbullim të mjeteve për shërbim jashtë vendit.

Lajmin fillimisht është publikuar nga një familjarë i tij.

“Familja falënderon dhe do jetë Mirënjohëse për të gjithë ata, që kanë kontribuar me mjete financiare dhe që kanë përkrahur në forma të ndryshme shërimin e tij gjatë kohës sa Nasufi, ishte për tretman mjekësor në Turqi, njëkohësisht nga ky moment kërkojmë nga të gjithë qytetarët që të ndalojnë dhënien e parave të cilat i kanë dedikuar për ndihmë të tij”, ka shkruar, Nebil Mjeku.
Nasuf Mjekiqin e ka kujtuar edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

“I rëndë lajmi për ndarjen nga jeta të luftëtarit të Brigadës 114 ”Fehmi Lladrovci”, Nasuf Mjekiqit nga Graboci i Obiliqit. Kontributi i tij për lirinë e atdheut nuk do të harrohet kurrë. Ngushëllime të thella familjes dhe të gjithë bashkëluftëtarëve”, ka shkruar Haradinaj në ‘Facebook”.